Ka filluar ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, që do të përcaktojë çiftet e fazës së çerekfinales së kësaj gare.

Tetë skuadrat e fundit që po luftojnë për trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve janë Real Madridi, Bayern Munichu, Benfica, Chelsea, Manchester City, Milan, Inter dhe Napoli, raporton TV Malisheva.

Si funksionon shorti?

Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve është një short i hapur, që do të thotë se dy skuadra nga i njëjti shtet mund të përballen mes vete. Kjo nënkupton që ne mund të shohim potencialisht një ndeshje mes dy skuadrave nga Serie A (derbi i Milanit) ose një përballje të Premier Ligës mes Cityt dhe Chelseat.

Më poshtë e gjeni linkun ku mund ta shikoni shortin LIVE.

UEFA Champions League quarter-final, semi-final and final draws | UEFA Champions League 2022/23 | UEFA.com

/TV Malisheva

Share.