Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u bë sot tërheqja e shortit për sezonin e ri të garave 2023/24 në futbollin e femrave.
Kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave në Kosovës, Vjollca Krasniqi i ka uruar klubeve të gjitha kategorive fat në edicionin e ri, ndërsa i njoftoi përfaqësuesit edhe për ndryshimet që janë bërë në rregulloren e garave.
Krasniqi po ashtu i njoftoi klubet që FFK do t’u shpërndajë topa klubeve të të gjitha kategorive me rastin e fillimit të kampionatit të ri.
Sezoni i ri i Superligës, Ligës së Pare dhe Ligës U17 do të fillojë më 26/27 gusht.
Pas tërheqjes së shortit për javën e parë në ligat përkatëse do të përballen:
Superliga
Malisheva – Mitrovica
Bazeli 2015 – Hajvalia
Dukagjini – Kosova Vr
Presingu – Llapi
Liga e Parë
Prishtina – Feronikeli
16 Qershori – Intelektualet
Ulpiana – Liria
Jakova – Vizioni
Liga U17
Grupi A
2 Korriku – Vizioni
Ardhmëria – KFV Prishtina
Bazeli – Llapi
Intelektualet – Presingu
Grupi B
Behar – Shqiponja
Istogu – Deçani
Mitrovica – Malisheva
16 Qershori – Dukagjini
Jakova – Feronikeli
/TV Malisheva