Një person ka njoftuar se në oborrin e tij ka shpërthyer një mjet shpërthyes, ndërkaq, njësitë e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje në fshatin Kromjan i Epërm të Ranillugut.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, në shtëpi dhe në rrethojën e oborrit të ankuesit.
Rasti është në procedurë hetimore.
/TV Malisheva