Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në veri të Mitrovicës, ku për pasojë janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti është raportuar të premten pas dëmeve të shkaktuara dhe rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Po ashtu në raport thuhet se lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit.
“15.11.2023 – 23:30-23:50. Është raportuar se më 16.11.2023 si pasojë e shpërthimit të një mjeti të dyshuar janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në raport.
/TV Malisheva