Dy shpërthime të forta tronditën sot zonën e portit të kryeqytetit libanez Bejrut, duke lënë dhjetëra të plagosur, sipas një burimi të Sigurisë në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake nga media lokale, origjina e shpërthimeve, që u dëgjuan në disa sektorë të qytetit, ishte rezultat i një incidenti në portin e Bejrutit.
Sektori i portit është rrethuar nga forcat e Sigurisë. Në perimetrin e portit, ka dëme dhe shkatërrime totale, si edhe persona të mbetur nën rrënoja./atsh