Një shpërthim i madh ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë mbrëmjen e së enjtes.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve.

Në rrjetet sociale nisën spekulime të ndryshme, si teoria se bëhej fjalë për një gyp, por që Policia ka konfirmuar se ka rënë një luftarake dhe janë gjetur dy parashuta.

“Sonte (10 mars 2022) pas orës 23:00, Drejtoria e Policisë së Zagrebit ka marrë disa raportime nga qytetarët se kanë ndjerë një shpërthim në zonën e gjerë të Jarunit, të cilit i ka paraprirë rënia e objektit nga ajri. Patrullat policore janë dërguar me urgjencë në vendin e kallëzimit dhe kanë konstatuar një krater në sipërfaqen e gjelbëruar në adresën Jarunska bb, ndërsa në zonën më të gjerë kanë konstatuar dy parashuta, për të cilat paraprakisht kemi marrë raportime nga qytetarët.

Punonjësit e policisë kanë siguruar një zonë më të ngushtë dhe më të gjerë të vendit të ngjarjes ku po kryhet hetimi, me pjesëmarrjen e të gjitha shërbimeve përkatëse. Policia deri më tani nuk ka raportime për të lënduar në zonën më të gjerë të vendit të ngjarjes.

Disa automjete të parkuara janë dëmtuar. Gjithashtu, në terren ekipet e policisë janë të specializuara për trajtimin dhe reagimin ndaj kësaj lloj ngjarjeje dhe për momentin nuk ka asnjë arsye që qytetarët të jenë të mërzitur”, thuhet në njoftimin e policisë atje, raportojnë mediet kroate.

Policia ka bërë thirrje edhe që të mos shpërndahen video/foto nga vendi i ngjajres nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Apelojmë qytetarët që të mos shpërndajnë video/foto nga vendi i ngjarjes përmes rrjeteve sociale. Nëse e gjeni veten në zonën e veprimit të policisë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e punonjësve të policisë. Policia në vazhdimësi do të publikojë informacione që janë vërtetuar faktikisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

/TV Malisheva

#zagreb #croatia pic.twitter.com/DMG02oRcsa

— Marko (@Marko71453405) March 10, 2022

#zagreb #crash #croatia pic.twitter.com/sj0a1KMNK2

— Marko (@Marko71453405) March 10, 2022

Share.