Vlerësimi i inteligjencës ushtarake franceze, tregon se me gjasë shpërthimin vdekjeprurës në spitalin “Al Ahli” në qytetin e Gazës, e ka shkaktuar një raketë palestineze e mbushur me rreth pesë kilogramë eksploziv e cila me gjasë ishte shkrepur gabimisht.
Siç raporton The Guardian, këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i paemëruar i ushtrisë franceze.
AP raporton se ky zyrtar ka deklaruar se disa raketa nga arsenali i militantëve të Hamasit bartin raketa të mbushura me eksplozivë me një sasi të tillë, përfshirë edhe raketat e prodhimit iranian.
“Askush nga inteligjenca ushtarake franceze nuk e ka drejtuar gishtin kah Izraeli si kryes i këtij sulmi”, tha ky zyrtar nga Parisi.
Ky raport vjen pasi që ministria kanadeze e Mbrojtjes njoftoi se Izraeli nuk qëndron prapa shpërthimit, që shkaktoi vdekjen e qindra civilëve në spitalin e Gazës.
Në anën tjetër, Hamasi ka akuzuar ushtrinë izraelite për sulmin ajror, derisa ushtria izraelite për këtë masakër akuzoi militantët e Xhihadid Islamik palestinez që kishin shkrepur gabimisht raketën.
The Guardian raporton se zyrtari francez ka këmbëngulur të mbetet anonim, por ka theksuar se presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar të gjetjet e inteligjencës franceze të bëhen publike.
/TV Malisheva