Trepça’89 ka arritur të shënojë një fitore të artë si mysafire e Dritës në Gjilan.

Mitrovicasit triumfuan 1-2, për të shkuar kështu në kuotën e 25 pikëve.

Pas ndeshjes, trajneri i minatorëve, Shpëtim Idrizi deklaroi se e kishte analizuar lojën e kundërshtarit të sotëm gjatë gjithë që shkoi, ndërsa djemtë zbatuan me përpikmëri detyrat e tyre, me ç’rast edhe ia dolën të largohen kokëlartë nga qyteti lindor.

“Falënderoj Dritën për mikpritje dhe gjyqtarët për korrektësi. E kemi analizuar mirë Dritën gjatë gjithë javës.

Ia kemi arritur që t’i plotësojmë hapësirat prej edhe nga ku vjen rreziku prej tyre, andaj edhe ia dolëm. Komplimente djemve për lojën”, tha Idrizi. /TV Malisheva

Share.