Forcat bregdetare në Maltë i kanë shpëtuar 140 refugjatë, që rrezikonin të mbyteshin në një barkë gome, por nuk janë lejuar të hynë në këtë shtet, ndërsa janë dërguar që të qëndrojnë jashtë ujërave territoriale nëpër barka turistike.
Anija patrulluese për shpëtim, i ka dërguar ata në barkat e boshatisura që janë të destinuara për turistë, krahas 160 refugjatëve tjerë, që janë vendosur para dy javësh.
Në këtë formë, autoritetet malteze iu shpëtuan jetën refugjatëve, por nuk duan që t’i pranojnë ata në shtetin e tyre, apo t’ju mundësojnë kalimin nëpër të.
Qeveria e Maltës ka vendosur që të mos e pranojë më asnjë refugjatë, duke u bërë kështu shteti i dytë në Bashkimin Evropian që e merr një vendim të tillë.
Kryeministri Robert Abela, iu ka bërë të ditur autoriteteve të Bashkimit Evropian, se kufijtë tokësorë dhe ajrorë do t’i hapë vetëm për turistë dhe jo për refugjatë.
Megjithatë, është bërë e ditur se i është lejuar hyrja një grupi prej 19 personave që përfshinë fëmijë dhe gra shtatzëna, por se kjo është bërë për çështje humanitare./Tv Malisheva