Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës është shprehur për agjensinë e lajmeve Reuters për të ardhmen e klubit katalanas, i cili është shprehur se duhet të përgatiten për një të ardhme pa yllin argjentinas Messi.

Bartomeu ka cituar per Reuters se: “Mendoj se duhet të fillojmë të punojmë për një fazë të re për klubin e cila cilësohet si ‘pas epokës së Messi-t’. Jemi duke u përgatitur për të sjellë në ekip lojtarë të rinjë të talentuar. Si president i klubit shpresoj që Leo të qëndroj më ne për shumë vite, por duhet të mendojmë për kohën që do të vijë pasi Messi të vendosi mos të luaj më futboll”.

Këto kanë qenë fjalët e presidentit të cilat kanë shqetësuar jo pak klubin dhe tifozët.

Share.