Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 79 raste me koronavirus nga 1.192 testime, asnjë humbje jete dhe 50 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 30. Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Shqipëria ka regjistruar deri më sot 273.608 raste pozitive, prej tyre 269.653 janë shëruar, 463 janë aktive, ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 3.492 pacientë.

/TV Malisheva

Share.