15 prokurorë të Strukturës së Posaçme anti Korrupsion (SPAK) në Shqipëri i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkojnë që mandati i tyre të jetë i pakufizuar, pasi me mandatin e kufizuar, siç ata po ushtrojnë detyrën aktualisht, ndihen të pagisurtë.
Në letrën e firmosur nga të 15-të prokurorët e SPAK, thuhet se vetëm me një mandat të pakufizuar ata do të ndiheshin mirë në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar.
Në shkresë janë firmat e të gjithë prokurorëve, duke përfshirë këtu edhe të kreut të SPAK, Arben Kraja ku nënvizohet, se vetëm përmes sigurisë së një mandati pa kufi nuk do ta kenë më frikën së çfarë ndodh pas mandatit të tyre.
Ende nuk dihet nëse kjo frikë ka të bëjë me ndonjë kërcënim që ata mund të kenë marrë apo sigurisë që ata duan për ushtrimin e detyrës në këtë pozicion në institucionin e krijuar me reformën e re të drejtësisë.
Kjo kërkesë i është dërguar jo vetëm Kuvendit të Shqipërisë, por i ka shkuar për dijeni edhe KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Prokurorët e SPAK mandatin e tyre e kanë aktualisht 9 vite, pa të drejtën për t’u rizgjedhur./RTSH/
/TV Malisheva