Policia Rrugore e Shqipërisë po vijon kontrollet intensive në të gjitha rrugët e vendit me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masë alkooli deri në 0.56 mg/l.
“Janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varion nga 83 km/orë në qendrat e banuara deri në 172 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1554 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se nga Policia Rrugore e Elbasanit është arrestuar në flagrancë shtetasi E. V., 27 vjeç, banues në Cërrik, i cili pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke xhiruar gomat dhe duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin, i ka ofruar një kartëmonedhë me prerje 5.000 lekë punonjësit të Policisë, për të shmangur masën administrative.
Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat, në mënyrë që të mbrojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik./TV Malisheva