Më 24 korrik do të bëhet betimi në Kuvend i presidentit të ri të zgjedhur Bajram Begaj, ditë kur shënon edhe fundin e mandatit të presidentit aktual Ilir Meta.
Kjo u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për kalendarin e punës së Kuvendit më 11-29 korrik 2029, ku u caktua data e betimit të presidenti të ri që do të drejtojë Shqipërinë në 5 vjetët e ardhshëm.
Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër dhe 1 abstenim në raundin e katërt të votimit. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit pas shpalljes së pluralizmit. /rtsh.al/
/TV Malisheva