Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka humbur jetën një person dhe 12 raste të reja me koronavirus janë regjistruar nga 2170 testime të kryera, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.
Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një 61-vjeçar nga Prrenjasi.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 129.308.
Që nga shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri janë konfirmuar 132.309 raste pozitive, prej tyre 129.308 janë shëruar, 551 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.450 pacientë./TV Malisheva