Një pus nafte në Patos është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë një pusi në pronësi të ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në fshatin Kuqar.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikëset e Patosit dhe Albpetrolit për të vënë flakët nën kontroll.
Zjarri nuk ka shkaktuar dëme veçse ka djegur një sasi nafte bruto nga rrjedhjet e pusit e disa bimësi rreth saj.
Zjarrfikësit ndodhen ende pranë vendit të ngjarjes dhe po punohet me të gjitha mjetet për fikjen e tij./tch/TV Malisheva