Drejtori i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra, për shkak të ngjarjeve të shpeshta kriminale.

Vendimi është bëri i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, që thotë se vjen pas situatës në vend.

“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mosrealizim të objektivave që kishim vënë për drejtorin e policisë. Kryesisht lidhet me situatën në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë të policisë. Detyrat për momentin do t’i marrë nëndrejtori i Policisë deri në emërimin e drejtorit të ri”, u shpreh Çuçi, raporton Tch.

Gjatë tetë muajve të vitit 2022, teksa Policia e Shtetit drejtohej nga Gledis Nano, Shqipëria është tronditur nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, që kanë lënë pas 47 viktima.

Vrasjet lidhen me shkaqe si hakmarrje të kryera përmes skemave mafioze apo edhe për motive të dobëta. Shumë prej tyre nuk kanë ende një autor.

Një ditë më parë, Arsen Muskurti, pas konflikteve të vazhdueshme me vëllain, Dritan Muskurtaj, vrau këtë të fundit, bashkë me gruan, duke rritur më tej bilancin e vrasjeve dhe duke vënë në pikëpyetje sigurinë për jetën në Shqipëri./TV Malisheva

Share.