Një 84-vjeçare ndërroi jetë sot në Kuçovë, Shqipëri si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin e saj.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses nxorën nga ndërtesa 86-vjeçarin, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar, shkruan TCh. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/TV Malisheva

Share.