Çdo person mbi 18-vjeç që ka marrë konfirmimin nga e-Albania për të kryer vaksinën antiCOVID, të martën dhe të mërkurën, e 29 dhe 30 qershorit, duhet të shkojë në pikat e përcaktuara të vaksinimit.

Të gjitha qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 08:00 të mbrëmjes.

Por çfarë vaksinash do të aplikohen për moshat mbi 18 vjeç në fushatën dyditore? Specialistja e ISHP Iria Preza tregon se më së shumti do të jetë kinezja Coronavac, por edhe tre llojet e tjera të vaksinave që aplikohen në vendin tone.

Fushata dyditore për moshat e reja synon të parandalojë shpërthimet epidemike gjatë verës veçanërisht nga variant i ri” Delta”.

Paralelisht me fushatën dyditore do të vijojë procesi për vaksinimin e grup-moshave mbi 50-vjeç, sipas planit kombëtar të vaksinimit./A2/TV Malisheva

Share.