Shqipëria dhe Kosova njohin zbritje në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja shqiptare mori dy barazime kundrejt kundërshtarëve më të dobët dhe më poshtë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kombëtarja e drejtuar nga Reja barazoi ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit pa gola duke i kushtuar tri vende në renditje.

Për muajin shtator kombëtarja jonë ishte në vendin e 66-të, ndërsa këtë muaj renditet në vendin e 69-të në glob në kuotën e 1345 pikëve, kundrejt 1351 të muajit të kaluar.

Edhe Kosovës i ka kushtuar shumë humbja ndaj Maqedonisë së Veriut në renditjen e përgjithshme të shteteve. Dardanët ishin në vendin 116 në renditjen e shtatorit, ndërsa kanë zbritur një vend më poshtë në tetor, duke rënë në vendin e 117 në kuotën e 1157 pikëve.

Shqipëria dhe Kosova shpresojnë që të rikuperojnë pozicione në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve. Sa u përket vendeve të para, kryeson Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugali, 5 vendet e para nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Italia gjendet në vendin e 12-të.

Share.