Kombëtarja shqiptare e futsallit nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli, ka filluar mini-fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve eliminatore për kualifikimin në Kampionatin Europian të Futsallës që do të zhvillohet në vitin 2022.

Në këto eliminatore, Shqipëria ndodhen në Grupin D sëbashku Bullgarinë organizatore të turneut, Andorran dhe San Marinon.

Për këtë turne trajneri Resulli ka grumbulluar 14 lojtarë të cilët kanë filluar ditën e sotme mini-fazën përgatitore, e cila po zhvillohet në qytetin e Prizrenit.

Skuadra do të qëndrrojë në Kosovë deri në datë 28 Janar, kur dhe do të nisen për në Varna të Bullgarisë.

Kuqezinjtë e futsallës debutojnë në këtë turne eliminator më datë 29 Janar kundër San Marinos në orën 16:30, një ditë më pas kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë në grup kundër Andorras përsëri në orën 16:30.

Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup do të zhvillohet kundër vendasve të Bullgarisë më datë 1 Shkurt, në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, duke filluar nga ora 19:00.

Nga ky grup eliminator skuadra e renditur e para kualifikohet për në Elite Raund ndërkohë që skuadra e renditur në vendin e dytë zhvillon një play-off për arritjen e Elite Raund.

Share.