Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri e ka filluar turneun e përvitshëm miqësor​ “Mercedes Benz Aegean Cup” Turqi me fitore në sfidën e zhvilluar sot në orën 15:15, Shqipëria 1-0 Maqedonia e Veriut.

Kjo është ndeshja e parë në këtë turne për vendin tonë, ku golin e fitores e ka realizuar kapiteni i kësaj kombëtare, sulmuesi i talentuar Melsi Cereni, pas një aksioni të bukur në zonë në minutën e 80′.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe nje lojë të dominuar nga kuqezinjtë.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet ndaj Ukrainës, në datën 17 janar 2020.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori. U aktivizuan: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

Sfida e fundit për grupin B, ku bëjmë pjesë në turneun që po organizohet në Altinordu të Turqisë, do të zhvillohet në datën 19 janar nda Koresë së Jugut.

Share.