77 vjet më parë, më 13 tetor 1946, Shqipëria u shpall kampione futbolli në Ballkaniadën që u zhvillua në vendin tonë.
Displinat sportive në këtë garë të përmasave rajonale ishin futbolli dhe atletika. Ekipet konkurruese vinin nga 4 shtete: Bullgaria, Jugosllavia, Rumania dhe Shqipëria. Me rastin e këtij zhvillimi me rëndësi në fushën e sportit, u përurua edhe stadiumi kombëtar.
Një gol i shënuar prej Qamil Telitit në përballjen kundër Rumanisë, i dha fitoren jo vetëm ekipit kuqezi, por shërbeu edhe si triumf kombëtar, pasi Shqipëria u kurorëzua kështu si fituese e Kampionatit Ballkanik të Futbollit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëri publike një foto nga ceremonia e hapjes së “Lojrave Ballkanike” në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë./ atsh
/TV Malisheva