Pranë perlës bregdetare të Adriatikut, të rinj nga e gjithë bota po presin lindjen e diellit nën tingujt e muzikës latine. Në Shqipëri për të tretën herë po organizohet festivali ndërkombëtar “Albania Afro Latin 2022”. Hoteli Grand Blue Fafa po pret rreth dy mijë mysafirë nga e gjithë bota që nga e mërkura.
Menaxheri gjeneral i këtij hoteli, Albulen Ndrepepaj thekson se ky është një nga festivalet më të mëdha të organizuara dhe se mysafirët vijnë nga e gjithë bota.
Ndrepepaj: Ky festival është organizuar dy herë në Grand Blue Fafa
“Ky është kompeticion shumë i rëndësishëm që po zhvillohet në Shqipëri. Dhe është nder për ne që po zhvillohet në ambientet e Grand Blue Fafa, pjesë e Fafa Group Hotel. Ky është festivali qe po zhvillohet për së dyti radhazi me përmasa kaq të mëdha, afro-latin. Është organizuar dy herë në Grand Blue Fafa dhe një herë në Premium Fafa. Kapaciteti deri më tani, vit pas viti është rritur, këtë vit ka arritur deri në dy mijë persona qe vijnë nga gjithë bota”, thotë Ndrepepaj.
Ai thotë se para tri vitesh kur kishin nisur organizimin e këtij festivali, ishin skeptik për numrin e mysafirëve që do të vinin.
Ndrepepaj: Më së shumti janë nga Franca
“Më së shumti (mysafirë) janë nga Franca, nga Polonia, Luksemburgu, nga Shqipëria, Kosova, mbarë shtetet dhe vendet e tjera. Dhe me thënë të drejtën para tri vitesh kur kemi biseduar me organizatorët dhe se a do ta sillte atë numër na dukej e pamundur dhe e pamë që ishte shumë e bukur, plot energji e pasion që zgjat deri në orët e para të mëngjesit”, tregon Ndrepepaj.
Ardhja e të rinjve nga e gjithë bota, për menaxherin gjeneral të Fafa Group është promovim i turizmit shqiptar.
Ndrepepaj: Është një promovim shumë i mirë
“Është një promovim shumë i mirë edhe për turizmin shqiptar sepse po njohin Shqipërinë se ku është Shqipëria dhe po shohin një perlë kaq të bukur në detin Adriatik dhe më tepër është një resort kaq i bukur, siç është Grand Blue Fafa… vetëm këtu kapaciteti është deri në 1500 persona, kemi edhe Fafa-t e tjera që i transferojmë me autobusë e furgonë. Kanë rezervuar edhe disa hotele pranë nesh për shkak të këtij kompeticioni”, shton ai.
Ai flet edhe për ofertat e kësaj sezone, ku njofton se paketat do të përfshijnë shërbimet all-inclusive.
Ndrepepaj: Risi këtë vit janë armenët
“Risi këtë vit janë armenët, po ashtu edhe nordikët pas dy vitesh pauzë janë rikthyer përsëri. Po ashtu edhe polakët dhe vendet e rajonit siç janë nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe të tjerë”, përfundon ai.
Në hotelin Grand Blue Fafa për gjashtë ditë radhazi do të performohen vallëzime salsa, bachata e krizomba.
Ky festival është organizuar dy herë në Grand Blue Fafa, ndërkaq një herë tjetër në “Fafa Premium” në Mal të Robit.
/TV Malisheva