Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit vetëm një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 1542 testime të kryera në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me koronavirus, ndërsa 11 persona janë shëruar.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa trajtim spitalor të specializuar po marrin tre pacientë, nga të cilët dy janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një 83- vjeçar nga Tepelena.

Shqipëria ka regjistruar 132.491 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 129.929 janë shëruar, 107 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.455 persona./TV Malisheva

Share.