Gjashtë muaj pas marrjes së vaksinës antiCOVID mund të aplikohet doza e tretë. Ekspertët deklarojnë se vaksinimi me dozën përforcuese do të nisë brenda këtij muaji.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit, Aida Bushati, thekson se doza e tretë duhet për të forcuar imunitetin ndaj Covid-19 në dimër dhe veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara. Por, çfarë rekomandojnë ekspertët për personat që i kanë marrë të dyja dozat, por kanë kaluar edhe COVID-in.

Pas rekomandimeve të nxjerra nga Komiteti i Imunizimit, anëtarja Bushati, njëherësh neurologe në Spitalin Pediatrik, thotë se edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të tjera duhet ta bëjnë vaksinën anti-COVID. Vetëm Pfizer do të aplikohet te fëmijët, pasi ka studime edhe për këtë kategori.

Gjithashtu, dozat antiCOVID nuk shkaktojnë probleme me vaksinat e tjera të kalendarit.

Gjatë aplikimit të dozës së tretë që pritet të nis brenda muajit, do të bëhen edhe kombinime vaksinash për të përforcuar mbrojtjen ndaj COVID-19./TV Malisheva

Share.