Sonte me fillim nga ora 19:45, në stadiumin “RCDE”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë përballjen kundër Spanjës, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji.
Në ndeshjen e fundit që e zhvilluan këto dy kombëtare, në muajin nëntor Spanja e mposhti me rezultat 1:0 Suedinë, ndërsa me rezultat të njëjtë 1:0 triumfoi edhe Shqipëria kundër Andorras.
Të dy kombëtaret janë takuar plot shtatë herë mes vete, ku në të gjitha ndeshjet fitore ka regjistruar Kombëtarja e Spanjës.
Sa i përket formës momentale në pesë ndeshjet e fundit, Spanja ka regjistruar katër fitore dhe një humbje, në krahasim me Shqipërinë që ka tre fitore dhe dy humbje.
Ndërkaq, që nga fillimi i muajit shtator asnjë lojtarë nuk ka shënuar më shumë gola se Ferran Torres te Spanja, gjithsej katër sosh, kurse kundërshtari i tij sot Armando Broja ka shënuar të paktën një gol në pjesën e dytë në tri nga katër fitoret e fundit të Shqipërisë.
Në ndeshjen e sotme, portieri David De Gea nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Francës pasi që nuk është grumbulluar nga trajneri Luis Enrique, kurse te Shqipëria mungojnë Enea Mihaj për shkak të Covid-19, dhe mesfushori Nedim Bajrami për shkak të një lëndimi.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Spanja (4-3-3): Simon; Azpilicueta, E Garcia, Laporte, Alba; Soler, Rodri, Pedri; Sarabia, F Torres, Olmo
Shqipëria (3-5-2): Strakosha; Ismajli, Kumbulla, Hoxhallari; Roshi, Cekici, Ramadani, Bare, Hysaj; Manaj, Uzuni
19:45 Spanjë – Shqipëri (Stadiumi RCDE)
/TV Malisheva