Shqiperia u rikthye tek fitorja ne grupin H te eliminatoreve të kampionatit europian.
Kuqezinjte fituan me rezultatin e thelle 4 me 0 ne transferte kunder Moldavise.
Nje sukses krejtesisht i merituar fale dominimit absolut ne loje nga minuta e pare deri ne te fundit.
Pa ia zbehur aspak meritat skuadres sone kombetare, duhet theksuar qe rivali qe patem perballe ne kete ndeshje ishte shume i dobet. Vetem dy tentativa nga te zotet e shtepise ishin shume pak perballe kuqezinjve.
Golat u shenuan nga Cikalleshi, Bare dhe Lorenc Trashi ne pjesen pare, ku praktikisht ne te treja rastet shfrytezuam gabimet e mbrojtjes dhe portierit moldav.
Ne pjesen e dyte i gjithe dominimi u shperblye me nje tjeter gol, ne fund pas nje veprimi te bukur te Manajt.
Ps paraqitjes pozitive kunder turqise, edhe kjo sfide ndaj Moldavise konfirmoi rritjen e skuadres sone. Aktualisht jemi te 4 ne renditje me 12 pike, 3 me pak sesa Islanda qe mposhti Andoren. Nderkohe Franca dhe Turqia u ndane ne barazim 1 me 1.