Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rast me përfundim fatal si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa ka konfirmuar vetëm një rast të ri.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë kryer 2954 testime dhe se janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 129.994 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.513 raste pozitive, prej tyre 129.994 janë shëruar, 63 janë aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona./TV Malisheva