Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të martën ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas Arifit, 27 mijë euro janë shpërndarë nga këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka synuar ta fuqizojë një parti në Luginë, ndonëse janë pesë të tilla.

“Çka ka ndodhë është një anomali politike. Ka ndërruar qasja e Kurtit për Luginën e Preshevës. Dua t’i njoftojë qytetarët se ka ndodhur një krim i organizuar ndaj shqiptarëve të Luginës. Me paratë e Kosovës është munduar që të fuqizohet një parti nga 5 parti në Preshevë”, tha Arifi.

“Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, ia ka shpërndarë 27 mijë euro. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal. Presionin që na kanë bërë shoqatat për një keqmenaxhim kaq të madh për të zhvatur para. Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja. Ky rrjet që është ndërtuar me njerëzit e tyre, dhe ne dyshojmë që ky rrjet ka pasur një qëllim shumë të qartë. Këtu Albin Kurti edhe pse nuk ka fakte në padinë që e kemi bërë, nëse ka folur më së shumti kundër hajnisë është i thirrur për të vepruar”, u shpreh Arifi.

/TV Malisheva

Share.