Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të tre turistëve francezë që kanë ardhur për pushime në Shqipëri, dhe thotë se ndihet krenar kur të huajt flasin mirë për vendin tonë.
Tre të rinjtë nga Franca, Pierre, Frederic dhe Alex në një videomesazh të tyre përveçse shijuan Shqipërinë turistike lanë edhe përshtypjet më të mira për stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi” pas një situate shëndetësore që kaluan, thotë Rama.
Shënimi i kryeministrit Edi Rama:
Faleminderit! Krenarë kur dëgjojmë fjalë të mira nga turistët e huaj, jo vetëm për bukuritë e vendit tonë, por dhe për mikëpritjen dhe shërbimet që marrin ndërsa janë me pushime këtu.
Tre të rinjtë nga Franca, Pierre, Frederic dhe Alex në një videomesazh të tyre përveçse shijuan Shqipërinë turistike lanë edhe përshtypjet më të mira për stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi” pas një situate shëndetësore që kaluan.
Ndërkohë një tjetër mision shpëtimi u shënua në Bjeshkë ku disa turistë çek morën ndihmë mjekësore nga ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe mjekët në Lekbibaj.