TË GJITHË E DINË SE CDO GJË ORTODOKSE, SLLAVËT DHE GREKËT GJITHMON E PARAQESIN SI TË TYREN, NDËRSA NE, EDHE PSE ARGUMENTET JANË NË ANËN TONË GJITHMON I ANASHKALOJM KËTË PJESË TË HISTORISË, DUKE E VLERËSUAR SI HISTORI E “KATEGORISË SË DYTË”.
Dikur në Maqedoni numri i shqiptarëve ortodoks ishte shumë i madh. Tani shumica nga ta janë asimiluar, mirëpo gjurmët që kanë lënë këta shqiptar mbeten udhë rrëfyese për njohjen e historisë tonë në Maqedoni.
Sot numri i ortodoksëve shqiptarë është shumë i vogël. Por a do të thotë kjo se duhet të harohen veprat e të gjithë atyre shqiptarëve, që ende nuk dalin në drit? Historianët tanë nuk e kuptojn se pikërisht këtu gjinden argumentet më të forta historike për shqiptarët në Maqedoni.
Të gjithë e dinë se cdo gjë ortodokse, sllavët dhe grekët gjithmon e paraqesin si të tyren, ndërsa ne, edhe pse argumentet janë në anën tonë gjithmon i anashkalojm këtë pjesë të historisë, duke e vlerësuar si histori e “kategorisë së dytë”.
Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptar jetonin në rajonin e Rekës. Ishin të njohur si gurë-gdhendësit më të mirë në gjithë Ballkanin. Jugosllavët duke shfrytëzuar fejën si preteks filluan të bëjn veprimet e para për ta zhdukur këtë komunitet, fillimisht duke i ndryshuar shkollat shqipe në maqedone, ndërsa me vonë u morën edhe masa më të ashpra ndaj atyre që vazhdonin ta quanin vetën shqiptarë.
Numri i shqiptarëve ortodoks ishte diku reth 180 000 deri në 200 000. I përqëndruar kryesisht në rajonin e Rekës. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore përbërja demografike e fshatrave të Rekës ishtë përafërsisht kjo.
(këtu i keni në përqindje vetëm shqiptarët ortodoks, pasi që të gjitha këto katunde ishin etnikisht të pastra ose me shumicë shqiptare)
SENCA – 50%
VULLKAVIA – 50%
BELIçICA – 100%
NISTROVA – 50%
NIVISHTA – 20%
RIMNICA – 10%
ZHUZHNJA – 20%
VAU – 70%
BOGDI – 50%
VERBENI – 70%
KRAKARRNICA – 100%
KIçINICA – 100%
DUFI – 40%
Sllavët e shfrytëzuan shumë mirë fejën dhe mos interesimin e Kishës Autoqefale Shqitpare, si rezultat këta njerëz të gjithë u asimiluan. Ky mos funksionim i kishës shqiptare na ka kushtuar shtrejt dhe do të vazhdoj të na kushtoj. I kushton shqiptarëve në Maqedoni dhe po i kushton Kosovës.
Se cfarë ka ndodh në të vërtet? Si është tentu të asimilohen këta njerëz më së miri e ilustron Josif Bageri në poezitë e tija (libri “Reka, Vendi Im”). Prandaj shumë ngrohtësisht po e këshillojë këtë libër për të gjithë shqiptarët.
Reka vendi imë
Rekë, o zembra e Shqypnis!
Ti je vendi i trimnis.
Ndon se je kodra e vrima, –
Besa ti ke rrit shum trima:
Burra t’fort e të moshëm
Dhe në korp shum të boshëm.
Shum të pasun tregëtar,
Po s’kan zon udhën e mbar!…
Ti na ke njerëz të msuet,-
Mjëkës dhe shum të mbaruet,
Po prej ktynej s’kan guxue:
Për Shqypnin doj send me shkrue!…
Kurkush, ah, s’e rroki pendën,
As’ që për gjuhën përmendën,
Po më zgjodhe mua të ngratin,
Që ta trembi dhe lugatin!…
Me të imen mituni –
Pa sos doj msim për habi.
Kështu nisa besa-bes –
Un të shkruej me t’madhe shpres;
Për me cgjum ah; bijt e tu!…
Libra shqyp ata me shkru.
Kështy Rekë, ti t’a dish
Dhe si ke kjon të mos rrish
Po kqyr e na gjëj doj trim,
Se ti je ah, vendi im.
Ti nuk je i tjetër kujë!
Endrra, pralla, mos më thujë;
Përvec shqypen tjetër s’di,
Se kërthinës je n’Shqypni
Marrë nga përmbledhja “ Kopsht Malsori” Sofje 1910, Josif Bageri
Reka e Dibrës dhe rronjësit e sajë
Tetëmbëdhjet copë
Katunde ka në Rekë,
Po gjindja e ksajë-
Jon gjyku për fjekë.
Kta kështu po rrojn:
Gjith në mundime
Dhe n’ gurbet kta shkojn,
Të kërkojn fitime.
Kta po mundohen
Gjith nja në gurbet,
Po edhe s’kujtohen, –
s’mendja i vret.
Kta shkojn në Stamboll
E në Bullgari. –
Disa n’Anadoll
Dhe në Rumani…
Kështy kta verojn:
Pes a gjasht vjet, –
Mbastaj menxi shkojn,
Në vendin e vet
Ata c’mundin t’kthehen –
Në shtëpi të vet:
Në shtres këta ndehen!…
Se kan kjon n’gurbet
Kështu ven dhe vin
Po vendin e vet-
Kaq te pasunin…
T’ngratët e lon shkret!
Mbastaj gjthë kta arë,
Kopshta e vënesht:
S’i mbielln me farë…
Për me korr në vjesht.
Ashtu rrin kta shkret
Dhe kan bi me firë!…
Ama rri e shkret,
Se shkon atë e birë.
Ka disa shkake, –
Që spunojn kta arë,
Se jon mbyt në gjake!
Dyke vra kusarë
Kusarët s’kan lon
Në Rek bagëti!…
Kur u marrën gjon –
U vin njer më shpi!…
Rekasit e mjerë…
S’mundin t’rrojn në Rek,
Se kusar përherë
U vin m’dark e drek!…
Kta gjith nja ikin!
N’vise t’huja shkojn, –
Por si molla pikin.
Se n’Rek s’mundin t’rrojnë.
Shum Rekas jon ngrit-
Me gjith gjën dhe fmi,
Kan shku n’Rumani
Dhe në Bullgari.
E harruen Rekën
Dhe emnin shqyptar!…
Tani ma shum hekën,
Po quhen bullgar…
Metëvërtet dhe uni –
Rroj në Bullgari
Po gjith nja mendjen –
E kom për shqypni!…
Kujtoni o Rekas
Për vendin e vet;
Kujtoni për gjuhën
Se kurkush s’u nget.
Cgjumi ju pre gjumit
Rond që u ka zon
Dhe filloni gjuhën
Amtare me nxon.
Marrë nga përmbledhja “ Kopsht Malsori” , Josif Bageri
Poezi shumë të bukura që pasqyrojn situatën në të cilën ndohdeshin Rekanasit gjatë periudhës të Rilindjes Kombëtare.