1220 pacientë po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Nga 1220 pacientë të shtrirë, 1 mijë e 116 janë me COVID-19, 1051 me oksigjeno-terapi dhe 59 në kujdes intensiv./TV Malisheva

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 1220 pacientë, 39 pacientë më pak, krahasuar më ditën e djeshme.

Nga raporti zyrtar i datës 1 shtator 2021, nga 1220 pacientët e shtrirë, 1116 janë të konfirmuar me Covid-19, 1051 me oksigjeno-terapi dhe 59 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në kuadër të klinikave COVID-19 të QKUK-së, në trajtim janë 438 pacientë, 435 të konfirmuar me COVID-19, 390 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 782 pacientë, 681 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 661 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 107 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 87 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 19 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 171 pacientë

Spitali i Gjakovës, 120 pacientë

Spitali i Pejës, 209 pacientë

Spitali i Gjilanit, 134 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 32 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Ferizajt, 70 pacientë 

Share.