Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme janë të spitalizuar 207 pacientë me COVID-19. 149 raportohet të jenë në okisgjenoterapi.

Raporti i plotë:

Bazuar në raportet e datës 5 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 207 pacientë, 205 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në Mjekimet Intensive në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 66 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë,7 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë

Spitali i Prizrenit,17 pacientë

Spitali i Pejës, 21 pacientë

Spitali i Gjilanit, 22 pacientë

Spitali i Gjakovës, 26 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë./TV Malisheva

Share.