20 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas njoftimit, në trajtim mjekësor janë edhe 25 pacientë të tjerë post-Covid-19.
“Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë”, thuhet në njoftim.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 28 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
/TV Malisheva