Në spitalet e përgjithshme dhe Klinikat COVID-19 në Qendrat Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 247 pacientë të infektuar me koronavirus.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thonë se ka rënie të vazhdueshme të pacienteve të spitalizuar me COVID-19.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

Rënie të vazhdueshme po shënon numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 247 pacientë, 172 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 53 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitali i Pejës, 45 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19 pacientë

/TV Malisheva

Share.