Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 29 të tjerë post-Covid-19.
ShSKUK ka njoftuar se tetë pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse në mjekim intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient
Spitali i Pejës,1 pacient
/TV Malisheva