Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se bazuar në raportet e pranuara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 49 pacientë, 16 pacientë me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-covid.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

/TV Malisheva

Share.