Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot 63 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet rajonale në vend.
Sipas SHSKUK’së, 23 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
50 nga pacientët janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 3 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i ShSKUK-së:
COVID-19: 63 Pacientë po trajtohen në SHSKUK
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, thotë raporti i punës për datën 22 qershor 2021.
Prej tyre, 23 janë të konfirmuar pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi , kurse 3 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 47 pacientë:
12 të konfirmuar me COVID-19
39 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë
2 në gjendje të rënduar
11 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë/TV Malisheva