Shtatë bomba ranë brenda bazës ajrore Balad të Irakut, e cila strehon forcat e SHBA, të dielën.

Katër ushtarë irakianë u plagosën në sulm, thanë dy burime ushtarake për Reuters. Nuk dihet se sa trupa amerikane janë stacionuar atje aktualisht.

Burimet ushtarake thanë që bombat ranë në një pistë brenda bazës, e cila ndodhet 50 milje në veri të Bagdadit.

Një raketë goditi pranë një baze ushtarake të enjten. Kjo raketë u lëshua në zonën Fadhlan të rrethit Dujail në provincën veriore të Salahuddin të Irakut, thanë burimet e policisë irakiane.

Forcat iraniane kanë lëshuar tashmë një seri raketash në dy bazat ajrore amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qaseem Soleimani pranë aeroportit të Bagdadit javën e kaluar.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islame gjuajti 22 raketa balistike në bazën ajrore al-Asad dhe Erbil në orët e para të së mërkurës, por nuk arriti të vriste asnjë person./tch

Share.