Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, shtatë persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP –së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1043 raste, prej tyre 929 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 65 persona./TV Malisheva

Share.