Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden i ka kërkuar Kongresit 10 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe mbrojtjen e Ukrainës.

Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi sot, drejtoresha e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit Shalanda D. Young tha se administrata vlerëson mbështetjen e Kongresit për Ukrainën, e cila i ka lejuar SHBA-së të sigurojë 1.4 miliard dollarë ndihmë për vendin që nga viti 2021.

“Kjo kërkesë identifikon një nevojë imediate për 10 miliardë dollarë ndihmë shtesë humanitare, sigurie dhe ekonomike për Ukrainën dhe partnerët e Evropës Qendrore për shkak të pushtimit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë,” tha Young.

“Ajo gjithashtu përshkruan një numër autoritetesh të nevojshme për të ofruar fleksibilitet maksimal në mbështetjen e Ukrainës, aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë dhe nevojave të tjera emergjente globale.”

Kjo është më shumë se 6.4 miliardë dollarë që administrata i kishte kërkuar Kongresit javën e kaluar.

Young i kërkoi Kongresit që ta mbyllë këtë financim urgjent në një paketë shpenzimesh në të gjithë qeverinë deri më 11 mars. Ajo shtoi se parashikon që Kongresit mund t’i duhet t’i jep më shumë Ukrainës me kalimin e kohës./TV Malisheva

Share.