Presidenti Joe Biden nuk ishte i kënaqur me rrjedhjet në të cilat inteligjenca amerikane duket se merrte meritat për ndihmën e Ukrainës për të shënjestruar një anije ruse dhe gjeneralët rusë, tha Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti ishte i pakënaqur me rrjedhjet,” tha sekretarja e shtypit Jen Psaki.

“Pikëpamja e tij ishte se ishte një mbivlerësim i rolit tonë, një deklaratë e pasaktë dhe gjithashtu një nënvlerësim i rolit të ukrainasve dhe lidershipit të tyre dhe ai nuk mendonte se ata ishin konstruktiv,” shtoi ajo në një konferencë sot për media.

Deri më tani, Ukraina pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë rusë në luftë, transmeton Sky News.

Share.