Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në dhomën e tij në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure të Lipjanit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima është shtetas i huaj, 26 vjeç.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar zyrtari policor.
/TV Malisheva