Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë../TV Malisheva