Shtetet e Bashkuara testuan në fshehtësi raketën hipersonike në mes të marsit, për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë, raporton CNN.

Siç thuhet, zyrtari i informuar i sigurisë tha se raketa hipersonike HAVC është lëshuar nga bombarduesi B-52 nga bregu perëndimor.

Testimi erdhi disa ditë pasi Rusia njoftoi se përdori një raketë hipersonike Dagger gjatë ndërhyrjes në Ukrainë, kur synonte një depo municioni në Ukrainën perëndimore.

Rusia u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë armatosjen e Ukrainës

Autoritetet amerikane duhet të ndalojnë furnizimin me armë për regjimin në Kiev, sepse kjo kontribuon në rritjen e numrit të viktimave, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse në SHBA.

Deklarata e Ambasadës Ruse është në fakt një reagim ndaj deklaratave të Nënsekretares Amerikane për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare Bonnie Jenkins në lidhje me kërcënimin e paraqitur nga mjetet e pashpërthyera që dyshohet se lanë forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës.

/TV Malisheva

Share.