Menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve.
Siç thuhet në njoftimi ne ShSKUK-së, në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II (Mjekësisë Sportive), pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë./TV Malisheva