Sot janë regjistruar edhe tri raste të reja me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Rastet e reja janë konfirmuar në raportin e rregullimit të komunikimit në mes të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me Komunën e Malishevës. Me këto raste, rritet në 35 numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës.
Rastet e prekura sot vijnë nga këto vendbanime: 2 Banjë dhe 1 Malishevë.
Gjendja e aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars 2020, është si vijon: 130 të prekur, prej tyre 88 të shëruar, 35 aktiv dhe 7 persona kanë ndërruar jetë.
Shtabi Komunal Emergjent në Malishevës, vazhdon të menaxhoj situatën me COVID-19, por në të njëjtën kohë kërkon nga të qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë masat anti covid, sepse nuk ka formë tjetër të luftimit të saj. Vazhdoni të mbani maska mbrojtëse, distancë sociale dhe higjienë. Po ashtu, mos dilni pa nevojë në vende ku ka numër të madh të njerëzve, sepse kështu përhapet virusi.