Tezja e 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani, në fshatin Greçalli të Fierit, ka folur sot për mediat, ndërsa ka dhënë detaje tronditëse për ngjarjen.

Përmes një rrëfimi prekës në news24, ajo ka treguar bisedën e fundit me vogëlushin dy ditë më parë, ku ky i fundit i kishte thënë se do t’i tregonte një sekret.

Në një lidhje ‘skype’ nga Italia, Adriana tha me tone të ashpra se autori i krimit duhet të digjet me benzinë, si ndëshkim për krimin makabër që ka kryer.

“Të varet me kokë poshtë e t’i hidhet benzinë nga koka deri te këmbët e ta shohë ajo motra ime atë masakrimin që pashë unë në foto, si i ka dalë shpirti atij fëmije 8 vjeçar”- tha tezja e të miturit

Pjesë nga rrëfimi i saj:

Ndodhem prej 3 vitesh e gjysmë në Itali. Pres të bëj dokumentet. Dola t’i blija ca gjëra dhe çokollata djalit. Në darkë me thotë djali që o ma ka humbur Mateo.

I shkruaj motrës që kam në Greqi, janë dy motra burrat vëllezër dhe e pyes ça ka ngjarë me çunin, më thotë ke shkarë nga trutë e kokës.

Më pas më merr në telefon dhe më thotë Djana bëhu e fortë se çunin e kanë vrarë. Motra ime dhe kunati janë njerëz punëtorë, kanë punuar me djersën e ballit dhe me sakrifica. Ai kriminel që kishte bërë një krim, pse qeveria nuk mori masa dhe të priste t’i merrte jetën një vogëlushi. A është e drejtë? Kur person bën një krim, ai që e bën njëherë e bën prapë, pse e nxjerr nga burgu. Ishte njëë ngjëll, e çoi për të blerë bukë dhe i tha hajde tek shtëpia ma sill. Kam 3 vjet e gjysmë që nuk i kam parë, nuk i kam ndjerë aromën. Më ngelën çokollatat në çantë, më ngelën gjërat që i kisha blerë për çunat. Më kërkonte shumë gjëra dhe i kisha premtuar që do e nxirrja në Fier. Sot nuk isha dot aty, t’i hidhja një grusht dhe. Aty ku është vrarë nipi të ngrihet një lapidar.

Kam folur me dy çunat e mi që gjenden aty, me vëllezërit dhe vjehrrën e motrës. Kurse me motrën nuk kam folur, nuk është në gjendje. Kam parë dy foto të çunit, ishte i masakruar, me shenja dhune. Çfarë ma ka gjetur motrën, më ka gjetur dhe mua.

Para dy netësh më marrin dy nipat në telefon e bënin shaka. Më tha do të them një sekret dhe ty, do dalim në Fier bashkë e do ta them. Nuk ta them tani, se më dëgjon mami e babi, unë dua ta them vetëm ty dhe Kristos, djalit që kam këtu. Ai qeshte, ishte i lumtur. E kam pritur vetë atë djalë dhe e kam rritur vetë.

Fotot e nipit mi nisi vëllai, ishte i masakruar në pjesën e fytyrës, kur i pashë me iku truri. Dua vetëm drejtësi. Ai nuk meriton burg, meriton ta nxjerrësh në mes të Fierit, ta varësh dhe t’i hedhësh benzinë e t’i vësh flakën. Ta shikojë motra, dhe siç ka vuajtur nipi im, të vuajë dhe ai.

/TV Malisheva

Share.