Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra e Llapit ka arritur të barazojë me shifrat 1:1 në derbin me Ballkanin, përcjell TV Malisheva.
Me pikët e reja, Ballkani është gjithnjë e më afër titullit, ku zë vendin e parë me 70 pikë, krahas Llapit që renditet në pozitën e katërt me 54 pikë të arkëtuara.
Ndërkaq, krahas takimit mes Llapit dhe Ballkanit u zhvillua edhe ndeshja mes Feronikelit e Malishevës, në të cilën triumfoi kjo e fundit me rezultat solid 2:0.
Pas fitores së sotme, Malisheva ngjitet në pozitën e shtatë me 40 pikë, ndërsa Feronikeli zë vendin e fundit me 12 pikë të arkëtuara.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita 1:1 Drenica
Feronikeli 0:2 Malisheva
Llapi 1:1 Ballkani